Numri i aksidenteve që po ndodhin në Kosovë, dita-ditës po shkon duke u rritur. Vetëm që prej mbrëmë në vend janë regjistruar më shumë se 50 aksidente, ndërsa janë arrestuar 23 persona. Gjersa, janë shqiptuar mbi 1 mijë e 300 tiketa.
Gjithsej 52 aksidente janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit. Prej tyre, 27 aksidente kanë përfunduar me të lënduar.
Kështu thuhet në raportin 24 orësh që lëshon Policia e Kosovës çdo ditë për media. Në bazë të këtij raporti, edhe numri I arrestimeve nuk është i vogël. 23 personave u janë vërë prangat që prej mbrëmë, ku 15 prej tyre janë në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.
Edhe numri i tikateve të shqiptuara është goxha I lartë. 1 mijë e 359 gjoba janë shqiptuar nga Policia për shkelësit e rregullave të trafikut.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...