BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”

09:52 | 17 Mars 2026
E.G

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka ftuar studentët dhe hulumtuesit e rinj nga Kosova, brenda ose jashtë vendit, të aplikojnë me punimet e tyre shkencore që trajtojnë tema relevante për zhvillimin e sektorit financiar dhe ekonomisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, punimet duhet të jenë të natyrës shkencore dhe mund të jenë të bazuara në punime të nivelit Bachelor, Master apo pjesë të kërkimeve të Doktoratës. Ato duhet të respektojnë standardet akademike të citimit dhe etikës në kërkimin shkencor, shkruan Arbresh.info.

“Komisioni do të vlerësojë punimet bazuar në cilësinë e hulumtimit shkencor, qartësinë e argumentimit, relevancën për politikat ekonomike dhe financiare, si dhe kontributin potencial në zhvillimin e sektorit financiar dhe ekonomik.”, thuhet në njoftim.

“Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar punimet e tyre në formë elektronike në adresën [email protected], ose në formë fizike në adresën e BQK-së në Prishtinë, së bashku me dokumentacionin përkatës, përfshirë biografinë, dëshminë e studimeve dhe të dhënat e kontaktit.”, thuhet tutje.

Afatiti fundit për dorëzimin e punimeve është 15 tetor 2026.

Përmes kësaj nisme, BQK thotë se synon të mbështesë zhvillimin e hulumtimit ekonomik, të inkurajojë pjesëmarrjen e gjeneratës së re në analizën e politikave ekonomike dhe të kontribuojë në avancimin e debatit profesional për zhvillimin financiar dhe ekonomik të Kosovës.

Konkursi i plotë 🔗 https://bqk-kos.org/news/cmimi-i-bqk-se-per-ekonomiste-te-rinj-6/

Shpërndaje në rrjete sociale