Projeksionet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë për një rritje ekonomike prej 3.9 përqind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit.
BQK në raporton “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë shkruan se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 përqind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.
Në këtë raport flitet edhe për perspektivën e inflacionit në Kosovë. “BQK parashikon që inflacioni në vitin 2024 të ngadalësohet në 2.5 për qind. Faktorët që pritet të kontribuojnë në këto dinamika përfshijnë stabilizimin e ofertës dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare krahas ngadalësimit të aktivitetit ekonomik global, trendin zbritës të inflacionit në eurozone, transmetimin e shtrëngimit të kushteve të financimit në kërkesën e brendshme, e të tjera”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport flitet për rreziqet e ndërlidhura me inflacionin që anojne nga kahu i lartë dhe që kryesisht përbëhen nga rreziqet për pengesa në zinxhirët e furnizimit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, reduktimin e sasisë së prodhimit nga OPEC+, ndikimin e migrimit potencial në paga pas liberalizimit të vizave, e të tjera.
Ndryshe ditë më parë Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi shqyrtimin e dytë të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes Stand-By dhe Marrëveshjes në kuadër të Lehtësimit dhe Qëndrueshmërisë dhe Kërkesës për Modifikimin e Masës së Reformës.
Sipas FMN-së, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. “Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024./rtk
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...