Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar sot përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e këtij institucioni për gjendjen në sistemin financiar dhe ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH-it për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka deklaruar se sistemi financiar në Republikën e Kosovës ka pasur zhvillime pozitive, duke shënuar rritje vjetore prej 6.9%, ndërsa kreditimi bankar ka shënuar rritje vjetore rreth 11%, normat e interesit në kredi kanë zbritur në 6%, ndërsa norma e kredive joperformuese ka shënuar rënie në 2.6%.
Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e BB-së lidhur me zhvillimet pozitive në sektorët tjerë, si sektorin e sigurimeve, pensioneve dhe atë të institucioneve mikrofinanciare dhe financiare jobankare.
Në të njëjtën kohë, Guvernatori i njoftoi zyrtarët e BERZH-it lidhur me zhvillimet në tregun e letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria, mënyrën e funksionimit të ankandeve, zhvillimet në tregun sekondar të letrave me vlerë, si dhe për iniciativën e kohëve të fundit të BQK-së lidhur me kornizën ligjore për ofrimin e mundësisë së tregtimit të REPO instrumenteve.
Guvernatori Mehmeti theksoi se është moment mjaft i volitshëm për vlerësimin e mundësisë së zhvillimit të tregut të kapitalit si një alternativë e nevojshme për avancimin e qasjes në financa.
Përfaqësuesit e BERZH-it, të kryesuar nga Andre Kuusvek, Drejtor i Zhvillimit të Valutës Lokale dhe Tregjeve të Kapitalit, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për shpjegimet dhe shprehën gatishmërinë për përkrahjen e BQK-së dhe Kosovës lidhur me mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të tregut të kapitalit në Republikën e Kosovës.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur