Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.
Kështu thuhet në njoftimin e BQK-së.
Në këtë takim, thuhet se bashkë me Guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e financave të Republikës së Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e kryesuar nga Guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së krizës pandemike ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që ekonomia jonë ta përballojë sa më lehtë këtë krizë.
Ashtu siç e kemi sqaruar edhe në komunikimet e mëhershme me publikun, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke i përcjellë të gjitha zhvillimet dhe është e gatshme për veprime të mëtutjeshme për ta ndihmuar ekonominë e vendit./arbresh.info
Stërvitja Shqipëri-Kosovë-Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit ...
Vuçiç kërkon nga Sorenseni angazhim më aktiv të BE-së në dia...
Kurti takohet me ambasadorin italian, diskutojnë zhvillimet ...
Trajneri i Celjes flet para përballjes me Dritën: Duhet të j...
Ballkani Perëndimor drejt integrimit në zonën e roaming-ut t...
Ulutash takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi...