“Bota jonë” filmi i regjisores 22 vjeçare, Luana Bajrami, u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venedik, dhe po garon në kategorinë “Orizzonti Extra”.
Në shfaqjen e filmit mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
I gjithë ekipi u përshëndet dhe u përgëzua nga Roberto Ciccutto, Presidenti i Bienales së Venedikut gjatë koktejit të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Itali.
“Bota jonë” është produksioni i parë që përfiton nga marrëveshja e bashkëprodhimit kinematografik që Franca dhe Kosova nënshkruan në Festivalin e Filmit në Kanë 2022. Para tij, në Venedik janë shfaqur “House keeping for beginners”, me aktore Rozafa Çelaj e Ilire Vinca, për të vazhduar me “A Short Trip” të Erenik Beqirit nga Shqipëria, ku luajnë edhe Luana Bajrami e Arben Bajraktaraj./Arbresh.info/
Aksidenti tragjik në Itali/ Pacolli u shpreh ngushëllime fam...
Ndërron jetë mjeku i njohur, kardiologu personal i Enver Hox...
E ardhmja e Davies pritet të jetë tek Real Madridi
Szunyog: Nuk janë fjalë boshe, e ardhmja e Ballkanit Perëndi...
Tifozat e Qipros shfaqin hartën e Kosovës me ngjyrat e flamu...
Aksident i rëndë në Itali, autobusi bie nga mbikalimi, të pa...