Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar në facebook duke u pajtuar me kritikat e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj Dhomave të Specializuara për mbajtjen e një seance gjyqësore më 28 Nëntor Ditën e Flamurit.
Në postimin e tij, Bosch ka shpërndarë deklaratat e Thaçit, i cili e ka cilësuar si të papërshtatshme mbajtjen e seancës në një ditë që për shqiptarët përfaqëson historinë, traditën dhe krenarinë kombëtare.
Thaçi ka theksuar se, ashtu si çdo popull tjetër, edhe shqiptarët kanë festat e tyre shtetërore dhe se data 28 Nëntor është një ditë e rëndësishme për çdo shqiptar.
Sipas deklarimeve të publikuara, Thaçi ka thënë se vendosja e seancës në një ditë të tillë ishte një “befasi e pakëndshme” për të dhe për shqiptarët, duke theksuar se do të ishte dashur të shmangej.
Bosch ka shtuar se respekton shtetin ligjor dhe prandaj është para gjykatës, por se institucionet gjyqësore duhet të kenë parasysh ndjeshmëritë kombëtare të palëve të përfshira.
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave