Bosch i reagon përfaqësuesit të BE-së: Edhe nëse reagimi ndaj bandave ka qenë i dhunshëm, ai duhet ta lavdërojë atë

23:24 | 13 Tetor 2021

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch,  ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Mitrovicës.

Pas aksionit të policisë në disa qytete të Kosovës, përfshirë edhe veriun, Bosch ka drejtuar kritika ndaj Bashkimit Evropian.

Ai, ka kritikuar qëndrimin e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar” aksionin në veri të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Bosch, ka thënë se BE-ja po e tregon edhe një herë paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën.

“Përsëri BE-ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. Borrell de facto, duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, nëse do të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës, do të kishte kuptuar se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe nuk është kurrë herët për të dalë kundër tyre. Pra, edhe nëse reagimi ndaj bandave ka qenë i dhunshëm, ai duhet ta lavdërojë atë”./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara