Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paraqitur sot tri kushtet e BE-së për zgjidhjen e gjendjes aktuale në veri të Kosovës.
Pas takimit që kishte me presidenten Vjosa Osmani dhe me presidentin serb, Borrell ka treguar se Kosova duhet t’i organizojë zgjedhjet e reja në veri, të sigurojë se serbët do votojnë dhe fillimin e punës për Asociacionin.
“Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet tona”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Ndërkaq, zgjedhje të reja në veri kanë kërkuar edhe Franca me Gjermaninë, si dy shtetet më të fuqishme në Evropë, teksa edhe presidentja Osmani, pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, që pati sot në Moldavi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në Mitrovicën e Veriut, në Zvecan, në Zubin Potok dhe në Leposaviq./Arbresh.info
Sat down with @predsednikrs and discussed with @VjosaOsmaniPRKS the dangerous situation in north of Kosovo.
With @EmmanuelMacron & @Bundeskanzler we met together and bilaterally with President Vucic and President Osmani. pic.twitter.com/2VRvS8B8jm
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 1, 2023
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...
Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit...
Marseille nuk heq dorë nga Edon Zhegrova, futbollisti dardan...
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...