Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shpërndarë një deklaratë të shefit të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
Në deklaratën e Borrellit thuhet se ditëve në vazhdim do të ftohen për t’i rinisur diskutime për marrëveshjen përfundimtare.
“Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin”, thuhet në deklaratën e Borrellit.
Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel marrëveshjen për targat.
Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera./arbresh.info/
Kosovo/Serbia: Statement by @JosepBorrellF on the deal reached tonight by chief negotiators of both sides in Brussels pic.twitter.com/UIn0KkvNQO
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) November 23, 2022
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...