Miroslav Lajčák është emëruar Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
E këtë e ka mirëpritur përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, shkruan arbresh.info.
Ai në një konferencë për medie ka thënë se më në fund është marrë ky vendim
“Më në fund mbrëmë është marrë vendim ndërsa sot është bërë publike se Miroslav Lajčák është emëruar Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Unë jam i sigurt se me Lajčák do të punojnë, në fillimisht ne ishin kolegë dhe tani do të punojmë së bashku”, ka thënë ai.
Borrell ka shtuar se është i sigurt se Lajčák do të bëjë punë të shkëlqyer.
“Unë jam i sigurt që Miroslav Lajčák do të bëjë punë të shkëlqyer dhe të më ndikoj mua për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka shtuar ai.
Ndryshe vendimi për emërimin e Miroslav Lajčák si Përfaqësues Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë është bërë publik sot.
“Detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës [1], përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimi midis partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke i ndihmuar ata të kapërcejnë trashëgiminë e së kaluarës dhe të kontribuojnë në konsistencën dhe efektivitetin e veprimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendimin e Këshillit, shkruan arbresh.info.
Lajčák do të marrë detyrat e tij menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh./arbresh.info/
Këshilli i BE-së emëron për 12 muaj Lajčákun si Përfaqësues Special të dialogut Kosovë-Serbi
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...