Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Borrell përmes një postimi në Twitter tha se në biseda të ndara, Kurtit e Vuçiqit iu bë thirrje që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të çojë në tensione të mëtejshme.
“Zhvillimet e fundit vënë në rrezik vitet e punës së palodhur në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë”, ka shkruar Borrell.
Tutje, ai tha se i ka kërkuar Kosovës që menjëherë të fillojë me hapat për themelimin e asociacionit si dhe të shtyjë vendimin për targat.
“Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni/Bashkësia duhet të krijohet. Prandaj, themelimi i saj është obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, është shprehur Borrell.
Ai, më tej u bëri thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të respektojnë obligimet e tyre të dialogut dhe të kthehen në institucionet e Kosovës për të përmbushur detyrat e tyre, duke përfshirë ato në polici, gjyqësori dhe në administratat lokale.
“Në të njëjtën kohë, BE-ja përsëri u kërkon autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë. Kjo nënkupton zgjatjen e menjëhershme të procesit të riregjistrimit të automjeteve dhe pezullimin e çdo veprimi ndëshkues ndaj mbajtësve të targave KM. Çështja e targave mund të zgjidhet nga Palët në kuadër të Dialogut”, theksoi ai./arbresh.info/
Spoke this evening to both President Vucic @predsednikrs & PM @albinkurti.
Recent developments put years of hard work under Belgrade-Pristina Dialogue at risk.
Called on both sides to refrain from any unilateral actions which might lead to further tensions.
Full statement ⬇️ https://t.co/KAAltL2IzL
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 5, 2022
Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues