Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka mbajtur sot seancën parë me radhë për këtë vit.
Përmes një komunikate për media nga ZRrE bëhet e ditur se pas shqyrtimit në këtë seancë, bordi ka miratuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2023.
“Qëllimi kryesor i miratimit të Bilancit Vjetor të Energjisë Elektrike është që të projektojë përmbushjen e nevojave të konsumatorëve me energji elektrike, në sasi të mjaftueshme gjatë vitit, duke angazhuar kapacitetet e prodhimit dhe importit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar komentet nga gjeneratori publik KEK lidhur me monitorimin e shit-blerjes së energjisë elektrike, si dhe komentet nga KOSTT, lidhur me monitorimin e blerjeve të energjisë elektrike pagesat dhe nominimet për operatorin e sistemit të transmetimit (KOSTT).
Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar listën e taksave dhe shërbimeve për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes( KEDS) , dhe ka aprovuar 5 kërkesa të konsumatorëve për autorizim për vet-konsum, nga të cilat 3 vijnë nga ndërmarrjet dhe 2 nga personat fizik me gjithsej 194.4 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji./arbresh.info/
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...
Zhdukja e Alush Kastratit – operacion kërkimi me dronë, qen ...
“Thuaji gjërat në fytyrë, jo në dhomën e rrëfimit̶...
Rama ndan pamjet: Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë, gati...
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...