Bordi i Drejtoreve dhe Menaxhmenti i “Trepca Sh.A”, ka reaguar lidhur me sulmin që iu bë Ushtruesit të Detyrës të Udhëheqësit të Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion Trepça Stan Tërg, Bahri Karaçës, para dy ditëve.
Përmes një njoftimi në Facebook, ata kanë dënuar ashpër sulmin fizik ndaj Karaçës, ku kanë thënë se mirëpresin ndërmarrjen e masave të shpejta nga organet e rendit për këtë veprim.
“Siguria dhe mirëqenia e punonjësve të Trepçës janë prioriteti ynë kryesor. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër çdo forme dhune apo dëmi që u shkaktohet punonjësve tonë dhe ju sigurojmë që jemi shumë të përkushtuar të punojmë me zell për të eliminuar akte të tilla nga vendi ynë i punës dhe për të nxitur një mjedis që mbështet parimet e respektit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...