Kryetare e bordit të RTK-së u zgjodh Albulena Mehmeti, ndërsa nënkryetar Dardan Beqiri. Zgjedhja e tyre u bë me shumicë votash.
“Kryesia e re falënderoi anëtarët e bordit për besimin, si dhe shprehu përkushtimin për avancimin e zhvillimit të RTK-së. Ata gjithashtu theksuan angazhimin për të ndjekur praktikat më të mira të mediave publike ndërkombëtare dhe për të ruajtur stabilitetin financiar të institucionit”, shkruan në kumtesën e lëshuar nga Bordi i RTK-së, shkruan Arbresh.info.
“Një nga prioritetet kryesore të kryesisë së re është edhe rritja e kredibilitetit të RTK-së, si dhe vazhdimi i funksionmit të RTK-së në përputhje me rregullativën ligjore dhe standardet më të larta profesionale, duke ofruar informim të saktë, objektiv dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.
Zgjedhja e kryesisë së re u bë pas dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm, Besnik Boletinit.
Ai pas dorëheqjes kishte sqaruar se arsye për këtë vendim, sipas tij, është çështja e publikimit të lajmit të paverifikuar në mediumin publik, RTK, ku inkriminoheshin dy media vendore, Nacionale e Periskopi, si media të financuara nga presidenti serb Aleksander Vuçiq./arbresh.info/
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...