Kuvendi i Kosovës ka votuar sot pro shkarkimit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Pas këtij vendimi të marrë në Kuvend, kanë reaguar edhe anëtarët tashmë të shkarkuar të këtij Bordi.
Në një reagim ata thanë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar këtë vendi,, teksa konsideruan se i njëjti është një goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.
“Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik. Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave”, thuhet në reagimin e tyre.
Më tutje, ata u kanë bërë thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare që të reagojnë ndaj këtij vendimi.
“Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave. Bordi i RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar. Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbirtrar të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim./arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim