Bordi i Ibër-Lepencit thotë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e tij është jashtëligjor

19:31 | 24 Prill 2020

Bordi i Ibër-Lepencit thotë se vendimi i Qeverisë për shkarkimin e tij është jashtëligjor

Bordi i Ndërmarrjes publike N.H.”Iber-Lepenc”, ka reaguar pas shkarkimit nga ana e Qeverisë në detyrë.

Përmes një komunikate për media Bordi i kësaj ndërmarrjeje ka akuzuar Qeverinë Kurti, duke thënë se vendimi për shkarkim është jashtëligjor.

Ky Bord pretendon se në vitet e fundit ka qenë shumë efektiv duke hedhur poshtë pretendimet e Qeverisë për të cilat edhe u shkarkuar.

Ku është reagimi i plotë i Bordit të Ibër Lepencit:

Bordi i Ndërrmarrjes publike N.H.”Iber-Lepenc”, përmes mediave është njoftuar për shkarkimin e jashtëligjshëm, nga ana e Qeverisë ne detyre të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Bordi konstaton se shkarkimi është plotësisht i jashtëligjshëm dhe i motivuar politikisht. Vendim ky i cili nuk pasqyron gjendjen faktike të ndërmarrjesë sonë, për faktin se N.H.”Iber-Lepenc”, në tri vitetet e fundit ka pasur një performancë më të mirë në historinë afariste, performanc kjo e konstatuar nga raportet vjetore të auditimit të jashtëm, në të gjithë sektorët e ndërmarrjes. Se N.H.”Iber-Lepenc”, është ndërmarrje e sukseshme afariste, multifunksionale e dëshmon edhe fakti se është ndër ndërmarrjet e cila funksionimin e saj e bazon vetëm në afarizmin e saj, pa qenë asnjëherë barrë e buxhetit të Republikës së Kosovës.

Analizat statistikore vertetojne të kunderten e pretendimeve të Qeverise ne detyre :

1.Në vitin 2018 , NP-ja ka realizuar të hyra më shumë për 25.73 % krahasuar me vitin paraprak .

2. Në vitin 2018 , NP-ja ka realizuar fitim operativ para zhvlerësimit 451.62 % më shumë se sa në vitin paraprak .

3.Në vitin 2018 , NP-ja ka rritur gjendjen e parase KESH 583.38 % , krahasuar me vitin paraprak .

4. Në vitin 2019 , NP-ja ka realizuar të hyra nga veprimtaria për 7.46% më shumë se plani i biznesit,

5. Në vitin 2019 , NP-ja ka realizuar fitim operativ para zhvlerësimit për 38.58 % më shumë se Plani,

6. Në vitin 2019 , NP-ja ka rritur gjendjen e KESH 709.30 % krahasuar me vitin 2017 kur e kemi marrë në menaxhim NP-n.

Vlenë të theksohet fakti se Ndërmarrja N.H.”Iber-Lepenc”, krahas veprimtarisë së saj, funksionimin e saj e bazon edhe në bashkëpunimin e saj me mekanizma financiar ndërkombëtar që operojnë në Kosovë, sic është Banka Botërore, me të cilën jemi duke e implementuar projektin “Siguria Ujit dhe Mbrotja e Kanalit”. Projekt ky i cili për nga rëndësia dhe funksioni i tij ndahet në dy faza, atë dizajnuese dhe implementuese. Tashmë faza e parë e këtij projekti ka përfunduar, kurse faza e dytë është në proces e sipër, e cila pritet të filloj së implementuari, dhe disbursimi i madhë i mjeteve fillon me fazën e implementimit të projektit.

Të gjitha aktivitetet në kuader të projektit janë në realizuar në kordinim të plotë me Bankën Botërore duke respektuar rregullativën ligjore të saj, e cila buron nga marrëveshja në mes të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore!

Vlen të theksohet se ndërmarrja prej se ka filluar bashkëpunimin me Bankën Botërore, krahas auditimeve të rregullta vjetore, i është nënshtruar edhe një procesi të Auditimit nga Auditori i Jashtëm i pranuar nga Banka Botërore për projektin e lartëpërmendur, i cili poashtu ka konstatuar performancën pozitive në të gjithë sektorët e ndërmarrjesë.

Prandaj bordi i N.H.”Iber-Lepenc”, konstaton se:

– Vendimi i qeverisë për shkarkimin e Bordit është arbitrar dhe i jashtëligjshëm

– Ndërmarrja N.H.”Iber-Lepenc”, në vazhdimësi në vitet e fundit ka performuar me fitim operativ para zhvlerësimit.

– Bordi i Drejtorëve vlerëson lartë përkushtimin e menaxhmentit të N.H.”Iber-Lepenc”, në realizimin e detyrave të cilat dalin nga ligji për ndërmarrjet publike, statuti dhe plani i biznesit të ndërmmarjesë

– Në veçanti Bordi i Drejtorëve ka vlerësuar aftësinë menaxhuese të menaxhmentit i cili ka siguruar funksionimin e ndërmarrjesë në të gjithë territorin e Republikës, duke pasur parasysh faktin se Liqeni i Ujmanit shtrihet në pjesën veriore të vendit, ku për ne si Bord dhe për Menaxhmentin nuk ka qenë fare e lehtë duke u bazuar ne shumë specifika.

– Ndërmarrja N.H.”Iber-Lepenc”, funksionimin e saj e bazon në të hyra vetanake dhe i përmbush të gjitha obligimet nga veprimtaria.

– Ndërmarrja N.H.”Iber-Lepenc”, në vazhdimësi iu është nënshtruar proceseve audituese të cilat kanë konstatuar gjendjen pozitive të Ndërmarrjesë.

– Vlen të theksohet se edhe për kundër gjendjës aktuale nga Pandemia COVID-19, ndërmarrja është e organizuar mirë në funksion të kryerjës së detyrave të saj, duke filluar nga menaxhmenti, stafi teknik profesional dhe të gjithë punëtorët e saj.

– Bordi i N.H.”Iber-Lepenc”, njofton opinionin e gjerë se do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar këtë vendim arbitrar të Qeverisë Republikës së Kosovës.

Me respekt,

Bordi i Drejtorëve te N. H” Iber-Lepenc”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara