
Ñîòðóäíèêè ÑÊ "Ïåòðîâñêèé" íà÷àëè ãîòîâèòü ãàçîí ê ñòàðòó ôóòáîëüíîãî ñåçîíà 2010 ãîäà. Íà ñíèìêå: çàñíåæåííàÿ àðåíà ñòàäèîíà
Dita e shtune në La Ligas është e ndarë për skuadrat e mëdha.
Fillimisht do të përballen Sevilla dhe Real Sociedad në një duel të drejtpërdrejtë për zonën Champions me andaluzianët që në orën 14:00 do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushë për të marrë një trepikësh që do t’i barazonte në të njëjtën kuotë pikësh me Real Sociedadin me baskët që aktualisht kanë tre pikë më shumë se Sevilla por kanë zhvilluar edhe tre ndeshje më shumë.
Në orën 16:15 ishte në program ndeshja mes kryesuesve të Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos, ndeshje që nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të dendura të borës që kanë pushtuar stadiumin Wanda Metropolitano.
Në orën 18:30 do të jetë radha e Barcelonës që ka një udhëtim shumë delikat ndaj Granadas në Estadio Nuevo Los Carmenes. Granada aktualisht pozicionohet në vendin e 7-të me 24 pikë dhe po ecën me ritmet e edicionit të kaluar. Për Messin me shokë kjo do të jetë një ndeshje e vështirë që duhet fituar nëse Barça shpreson ende titullin kampion.
Reali i Madridit që në 7 ndeshjet e fundit të kampionatit ka regjistruar 6 fitore dhe një barazim do të përballet në udhëtimin e Pamplonas në mbrëmje Osasunan e vendit të parafundit me një objektiv të vetëm fitoren./Arbresh.info/
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës