Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Trump, John Bolton, në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Bolton, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me ministrin e Jashtëm slloven kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka theksuar është biseduar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…, ka shkruar Bolton në Twitter. /arbresh.info/
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter