Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 12:31, patrulla e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, përmes radarit mobil, ka identifikuar kundërvajtjen e shkaktuar nga drejtuesi i veturës BMW XM me targa zvicerane, i cili ka qarkulluar me 77 km/h në zonën me kufizim prej 50 km/h.
Në njoftom thuhet se pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi ka qenë nën masën e ndalesës për drejtimin e mjetit motorik.
Si pasojë, patrulla ka konfiskuar automjetin në bazë të nenit 246, paragrafi 5 dhe l të Ligjit për Trafikun Rrugor, si dhe i është shqiptuar gjobë prej 500 euro dhe masë ndalese shtesë prej 6 muajsh.
“Duke qenë se kundërvajtësi është me nënshtëtësi zvicerane, do të zbatohen procedurat për njoftimin e autoriteteve zvicerane lidhur me ndalesën për drejtimin e mjetit motorik. Nga të dhënat në sistemin SIPK, rezulton se personi në fjalë ka të evidentuara 114 gjoba, prej të cilave 18 vetëm në dy vitet e fundit, ku 3 prej tyre lidhen me nenin 246 paragrafi 5 – drejtim i mjetit motorik nën masën e ndalesës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...