Ende nuk është vendosur përfundimisht, por deri më tani Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë si parti e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.
Për qëndrimin e partisë më të madhe opozitare, kanë fjalë miradije shumë analistë e figura të njohura në politikë, shkruan arbresh.info.
Gazetari dhe drejtori i gazetës online “BotaPress” Bajrush Morina thotë se Vetëvendosje ka ruajtur parimet e veta si një parti e ”papërlyer”.
“Vetëvendosje ka ruajtur parimet e veta si një parti e “papërlyer” politike. Ata duan ta masin veten përsëri në zgjedhje dhe do të jetë e vetmja parti politike që në skenën politike do të peshojë me peshë të saktë të fuqisë politikë”, tha Morina.
Vendimet e Vetëvendosjes munden me qenë shumë të rëndësishme pas zgjedhjeve të 11 qershorit, thotë analisti Imer Mushkolaj.
“Varësisht nga rezultati i zgjedhjeve Vetëvendosje mundet me qenë shumë e rëndësishme pas zgjedhjeve të 11 qershorit. Pra është një situatë e pazakonshme në politikë e cila nuk ka qenë asnjëherë me parë”, u shpreh Mushkolaj për arbresh.info.
Analisti Donik Sollova e ka quajtur Vetëvendosjen si opozita e vërtetë.
“Ajo që mbetet vërtetë kundër këtij sistemi politik në parim dhe në veprim është Vetëvendosje”, tha ai.
E për kryeredaktorin e AktivPress, Agron Halitaj, rritja e Vetëvendosjes do të jetë e vështirë karshi koalicioneve që kanë formuar dy blloqe të mëdha.
“Vetëvendosja është i vetmi subjekt që nuk ka hipotekë nga e kaluara. Aktivistët e saj nuk mund të mbahen peng për fjalët që nuk i kanë mbajtur. Megjithatë, rritja e saj do të jetë tepër e vështirë, pasi koncentrimi i elektoratit do të jetë në dy blloqet e mëdha. Sa më e ashpër që të jetë “lufta” mes këtyre dy blloqeve, aq më pak vëmendja do të përqendrohet kah Vetëvendosja”, është shprehur Halitaj.
Në zgjedhjet e parakohshme nacionale janë regjistruar pesë koalicione në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje pati një përpjekje të fundit një ditë më parë për t’u përfshirë në listën e koalicionit LDK-AKR, por nuk arritën të dakordohen./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...
Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu th...