Aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore, kanë bllokuar me ngjitës zyrën e profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.
Në reagimin e tyre thuhet se ai nuk mund të vazhdoj të mbaj ligjërata në Universitet. Andaj si duhet as zyra, vendi ku shumë vajza kanë dëshmuar që janë ngacmuar.
“Xhevat Krasniqi, nuk ke vend në UP” dhe “Skenë krimi, mos kalo”, janë dy mesazhet që kjo organizatë i ka vendosur pranë derës së zyrës së tij në Fakultetin e Edukimit.“Ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga Universiteti i Gjakovës, e herën tjetër nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në reagim.
Tutje thuhet se, ngacmimi seksual është krim./Arbresh.info/




Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...