Ashensori i një ndërtese në Prizren është bllokuar dje, dhe si pasoj kanë mbetur të mbyllur dy persona të cilët kanë filluar të grindjen mes vete.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësit policorë dhe zjarrfikësit të cilët me forcë e kanë hapur derën e ashensorit.
I dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë dhe njërin e ka sulmuar.
Gjatë kontrollit, të dyshuari i është gjetur një thikë, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 19.08.2023-07:50. Është raportuar se ashensori i një ndërtese është bllokuar dhe si pasoj kanë mbetur dy të dyshuar të cilët kanë filluar në grindje në mes veti. Njësiti policor dhe i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarje dhe me forcë kanë hapur ashensorin ku i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor dhe njërin prej tyre e ka sulmuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur një thikë, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...