Qytetarë serb të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar qasjen për në objektet komunale të tri komunave që kryetarët e rinj dje dhanë betimin.
Qytetarët i kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Ndërsa në këtë pjesë të vendit janë dëgjuar edhe sirenat e alarmeve të qytetit, por që nuk dihet arsyeja. Megjithatë, sipas mediave lokale serbe, menjëherë pas alarmit i cili ka nisur pak pas orës 12:00, qytetarët kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale.
Sipas “Kossev”, qytetarë janë parë edhe para ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut. /Kk/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër