Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se manipulimi i zgjedhjeve është një nga goditjet më të rënda ndaj demokracisë.
Ajo ka kërkuar verifikim të plotë të votës dhe rinumërim të procesit zgjedhor, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për zbardhjen e realitetit.
Deliu ka shtuar se çdo tentativë për të ndryshuar vullnetin e qytetarëve duhet të trajtohet menjëherë dhe të pasohet me ndëshkim, në mënyrë që të ndalen keqpërdorimet dhe të rikthehet besimi i votuesve.
“Asgjë nuk e dëmton demokracinë më shumë sesa manipulimi i zgjedhjeve. Prandaj, verifikimi i plotë i votës dhe rinumërimi i procesit janë të domosdoshëm për të zbardhur realitetin. Çdo tentativë për të ndryshuar vullnetin qytetar duhet të trajtohet menjëherë dhe të pasohet me ndëshkim. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar keqpërdorimet dhe për të rikthyer besimin te votuesit”, shkruan ajo.
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave