Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se termi “Shqipëri e Madhe” për here të pare është përdorur nga veprimtari i çështjes kombëtare, Hasan Prishtina, më 193’ën.
Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut ka thënë se ky term nuk është shpikur nga serbët, teksa citon veprën e Hasan Prishtinës ku ka përmendur për herë të parë “Shqipërinë e Madhe”.
“Njeriu i parë që e ka përdorur këtë term ka qenë Hasan Prishtina, i cili Shqipërinë e njohur nga Fuqitë e Mëdha në Londër në vitin 1913 e quante “Shqipni e Vogël”, ndërsa Shqipërinë e ëndërruar prej tij, me kryeqytet Shkupin, e quante “Shqipnia e Madhe””, ka shkruar ai.
“Mjafton të lexoni tekstin e tij “Kujtime mbi kryengritjen e përgjithshme”, dhe do ta kuptoni një gjë të tillë. Shqipnia duhet të bëhet e madhe, përndryshe gjithmonë kanë me na trajtu siç trajtohen të vegjlit”, ka shtuar tutje profesori universitar.
Reagimi i tij vjen në kohën kur janë ngjallur debatet për bashkim kombëtar nga kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, si dhe ai i LVV’së, Albin Kurti
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet