Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar humbjet e dy përfaqësuesve shqiptare të futbollit.
Ksoova u mund nga Suedia me rezultat 0-3, ndërkohë që Shqipëria humbi 0-2 me Anglinë. Të dyja ekipet luajtën si vendase në këto ndeshje ndërkohë që nuk arritën të shënojnë asnjë gol.
Latifi thotë se sikur në futboll, edhe në diplomaci duhet të bashkohen këto dy shtete për tu treguar serioze në sfidat e tyre.
“Kosova dhe Shqipëria duhet ta bëjnë një kombëtare të përbashkët, nëse duan të mos vazhdojnë të turpnohen në fushat e futbollit. Po ashtu, duhet ta bëjnë një politikë të jashtme të përbashkët, nëse duan që të mos injorohen në fushat e diplomacisë ndërkombëtare. Quajeni si të doni këtë, nacionalizëm, folklorizëm, romantizëm nacional, a çfarë t’u bjerë në mendje, por rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar ai.
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë