Deputeti Liburn Aliu e ka pyetur dëshmitarin rreth një analize me kontratën e Z-Mobile para arbitrazhit, e cila thotë se margjina për tipin e tillë të kontratës duhet të ishte 3-4%.
“Ju keni arritur të lidhni kontratë qe përfitoni rreth 70% të hyrave kurse Telekomi vetëm diku 30%. Si keni arritur t’i bindni për këtë kontratë, kënd e patet konkurrentë?”, ka pyetur Aliu.
Devolli është përgjigjur duke thënë se konkurrenca ka qenë e lirë.
“Termet e kontratës janë negociuar me grupet punuese. Në bazë te negociatave”, ka thënë ai.
Aliu ka insistuar se në bazë të kësaj po del se Telekomi e ka nënshkruar një kontratë jashtëzakonisht të dëmshme.
“Është gjykuar kjo kontratë deri tash”, është përgjigjur Devolli, duke refuzuar që të jep detaje më të hollësishme.
E Zemaj, i është drejtuar me lutje Devollit që ato para mos t’i marrë, duke i thënë se i takojnë qytetarëve të vendit.
“Ty nuk të takojnë ato pare. Është më shumë lutje, duke respektuar familjen dhe të kaluaren besoj që edhe ju jeni të vetëdijshëm që ato pare i takojnë qytetarëve të vendit, jo grabitësve të PTK-së”, tha Zemaj, në Komisionin Hetimor për Telekomin.
Devolli, në formë mohimi u shpreh se rasti është në proces gjyqësor dhe se do ta repsektojnë atë.
Devolli ka pasur polemika edhe me deputeten Albulena Haxhiu./Arbresh.info/
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...