Ish-drejtori i Financave në Byronë Kosovare të Sigurimit, Valon Berisha, dyshohet të ketë përfituar kundërligjshëm para nga qytetarë të cilët ishin rimbursuar në emër të sigurimeve me shuma dhjetëra mijë euro.
Ai është arrestuar sot në në aksion të madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të udhëhequr nga kryeprokurori Petrit Kryeziu.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, bazuar në provat e siguruara, rezulton se në një rast të vitit 2023, BKS kishte rimbursuar për aksident trafiku një person i cili nuk kishte pësuar fare aksident e as nuk kishte paraqitur kërkesë në BKS për rimbursim.
Në këtë rast, BKS-ja i kishte lëshuar qytetarit afër 20 mijë euro, për të cilat ky qytetar ka thënë se këto para i kishte tërhequr në dy pjesë, të cilat përmes një familjari të tij ia kishte dorëzuar Berishës.
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...
BE premton 620 milionë euro ndihmë shtesë për Sirinë
ShSKUK ngushëllon për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Al...
SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertankeri i san...
PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për vota...
Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e ...