Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot ka mbajtur konferencë për media lidhur me shqetësimet e bizneseve mbi shtrenjtimin e rrymës dhe kalimin e bizneseve të mëdha në tregun e lirë të energjisë elektrike.
“Është një shqetësim pasi sipas vendimit parashihet që bizneset me qarkullim mbi 1 milionë euro të dalin në tregun e hapur. Dalja në treg do të këtë efekt zinxhiror në produktin që pastaj i bartet konsumatorit. Gjatë takimit me ZRRE propozuam që ky vendim të shtyhet të paktën një vit, sidomos për bizneset prodhuese. Sipas vendimit parashihet që në tregun e hapur të dalin 1984 biznese. Kërkesa jonë është që të shtyhet së paku një vit pasi bizneset janë përballur me sfida të shumta”, tha ai.
“Memories” shpërthen gjithandej, reagon Gjesti: Pa fjalë…
Zyrtare: Jeremie Boga lojtari më i ri i Juventusit
Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...