Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me reduktimet e ashpra të energjisë elektrike që po aplikohen pothuajse në të gjithë vendin, duke theksuar pasojat serioze që kjo situatë po shkakton për bizneset.
Sipas DhTIK-së, gjatë ditëve të fundit një numër i madh i bizneseve anëtare kanë raportuar ndërprerje të shpeshta dhe të paplanifikuara të energjisë elektrike, të cilat po sjellin rritje të menjëhershme të kostove operative, humbje në prodhim dhe rrezikim të vazhdueshëm të funksionimit të tyre.
Kjo gjendje, sipas Dhomës së Tregtisë, është përkeqësuar edhe më tej nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind për konsumatorët e rregulluar, si dhe nga dalja e mbi 1,300 bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Këto zhvillime kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe po ndikojnë negativisht në konkurrueshmërinë e sektorit privat.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë akterëve përgjegjës në sektorin energjetik që të ndërmarrin veprime urgjente për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike, rritjen e transparencës në menaxhimin e sistemit energjetik dhe krijimin e kushteve të qëndrueshme për funksionimin e bizneseve dhe ruajtjen e vendeve të punës”, thuhet në njoftim.
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Banorët e ‘Brigadës 153’ në Hajvali përballen me...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...