Bislimi: Zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, do kushtoj 47.7 milionë euro

09:37 | 24 Shtator 2021

Zëvendëskryeministëri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, për Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025, i cili tha se zbatimi i kësaj marrëveshje do të kushtoj 47.7 milion, shkruan arbresh.info.

Bislimi para deputetëve theksoi se Qeveria e Kosovës ka përgatitur një kosto të përgjithshme prej 47.7 milion euro, për zbatimin e planit kombëtar apo Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Plani kombëtarë apo Marrëveshja e Stabilizim Asociimit i ka tri fusha të veprimit, e para ka të bëjë me kriteret politike apo bllokun e parë siç njihet. Dokumenti që kemi hartuar në Qeveri është shumë voluminoz me 250 faqe dhe parasheh 242 masa afatshkurtër të cilat pritet të zbatohen brenda këtij viti prej të cilave 109 janë masa legjislative kurse 133 janë masa apo aktivitete zbatuese dhe për të gjitha këto aktivitete apo masa ne kemi përgatitur një kosto të përgjithshme prej 47.7 milion euro, prej të cilave afërsisht 45 milion euro janë direkt të financuara nga buxheti i shtetit kurse 2.7 apo 2.8 milion euro janë të hyra që hynë nga mbështetja e donatorëve. Rrjedhimisht për zbatimin e këtij plani kombëtarë ne nuk kemi aspak probleme buxhetore, të gjitha mjetet buxhetore të domosdoshme janë të alokuara”, deklaroi Bislimi.

“Ne në qeveri kemi aplikuar planin e gjashtë të zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Plani i ka tri fusha të veprimit, që përfshin 33 kapituj komplet. Ky zbatim pritet të kushtoj 47.7 milion euro, ku 45 milion vinë nga buxheti i shtetit, dhe 2.7 milion  të hyra nga mbështetja e donatorëve. Sa i përket reformës legjislative parasheh 63 projektligje”, tha Bislimi./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara