Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në komision ka folur për vendimin në lidhje më reciprocitetin me targat për automjetet serbe, ku tha se nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit, shkruan arbresh.info.
Bislimi tha se ajo marrëveshje ka skaduar më 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës, e ku e quajti edhe si manipulim të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhshmëri mes tyre.
“Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me Marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skadua me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj Vuçiqi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, tha Bislimi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...