Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në takim nga Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Suedisë, Jan Knutsson.
Në këtë takim u bisedua mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe arritjet e fundit pozitive për vendin. Liberalizimi i vizave dhe avancimi në fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës janë hapa normal e të nevojshëm në kuadër të proceseve të Integrimit Evropian.
Zëvendëskryeministri Bislimi foli mbi objektivat e synimet e radhës, ku puna dhe angazhimi i Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian do të vijojë pareshtur.
Përtej vazhdimit të avancimit deri në anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës, marrja e pyetësorit dhe më tej e statusit të vendit kandidat vijojnë të mbeten prioritare dhe me vëmendje të veçantë.
Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është gati për hapat e radhës e po e dëshmon këtë përmes sukseseve që vendi po i arrin dhe avancimit të shpejtë në përmbushjen e agjendës evropiane./Arbresh.info/
“Një penallti e mohuar dhe një i kuq i munguar” ...
Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuz...
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...
Irani devijon anijet në Hormuz për shkak të rrezikut nga min...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...