Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pati takim bilateral me ministrin për Çështje Evropiane të Finlandës, Joakim Strand.
Ky takim u zhvillua në margjina të organizimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe tryezave të diskutimit në nivel të ministrave për çështje evropiane e ku marrin pjesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet kandidate dhe ato potenciale për marrjen e statusit kandidat.
Zëvendëskryeministri shprehu mirënjohjen ndaj Finlandës për partneritetin e ngushtë dhe mbështetjen ndaj shtetit tonë. Theksoi synimin e Kosovës për avancim në rrugëtimin drejt integrimit evropian, me hapin e radhës që duhet të jetë marrja e statusit të vendit kandidat dhe pranimi i pyetësorit. Shtoi se rruga drejt anëtarësimit në BE duhet të jetë e bazuar në principe, kritere, vlera dhe meritokraci.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të dëshmuar dhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare, gjersa e falënderoi Finlandën për përkrahjen edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...