Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Zëvendëskryeministri Bislimi e uroi McGurk për marrjen e detyrës së re gjatë periudhës së fundit, gjersa ky ishte takimi i parë mes tyre. Duke folur mbi sukseset e këtij mandati qeveritar, zëvendëskryeministri veçoi ndër të tjera rritjen ekonomike të vendit, rritjen e punësimit dhe prodhimtarisë.
Gjatë bisedës u trajtuan edhe raportet periodike të OSBE-së për Kosovën, si dhe bashkëpunimi në tema me interes të përbashkët.
Në vijim, zëvendëskryeministri shprehu vullnetin për bashkëpunim efektiv, si dhe vlerësoi rolin e OSBE-së në etapat shtetndërtuese të vendit tonë dhe të forcimit të institucioneve./Arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje