Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Zëvendës Drejtorin për Evropë i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) të BE-së, Marko Makovec.
Makovec shprehu ngushëllimet e tij për vrasjen me 24 shtator të Rreshterit të Policisë së Kosovës, tashmë Hero i Kosovës, Afrim Bunjakun. Po ashtu, ai vlerësoi lartësisht profesionalizmin, maturinë e menaxhimin e situatës nga Policia e Kosovës.
U diskutua më hollësisht rreth këtij agresioni terrorist, paramilitar e kriminal, ku zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Makovec rreth detajeve të këtij operacioni që shpërfaqin objektivat e Serbisë me synim në destabilizimin e rajonit.
Gjithashtu në takim u bisedua dhe mbi pritshmëritë në kuadër të agjendës së integrimeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Republika e Kosovës e vlerëson lartësisht iniciativën e Komisionit të BE-së për planin e ri për zgjerim. U theksua dhe se procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe të ofrojë instrumentet e barabarta për të gjitha shtetet, me qëllim avancimin e agjendës evropiane e përmbushjen e reformave./Arbresh.info


Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu