Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka mbajtur takim me Organizatat e Shoqërisë Civile, ku ka folur në lidhje me bashkëpunimin e Qeverisë me këto organizata, shkruan arbresh.info.
Bislimi tha se si Qeveri janë të interesuar ta intensifikojnë bashkëpunimin me shoqatat civile.
“Ne si Qeveri jemi jashtëzakonisht shumë të interesuar që ta intensifikojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile, për arsye se pjesëtarët e shoqërisë civile, bashkë me ta edhe komunitetin e bizneseve, përfaqësuesit e punëtorëve apo sindikatave i shohim si partnerë kyq në zbatimin e reformave përfshirë ehde reformat që na qojnë drejt Bashkimit Evropian”, tha Bislimi.
Mirëbesimi, rezultatet konkrete dhe pjesëmarrja masive e organizatave të Shoqërisë civile janë indikatorët kyq në suksesin e këtij procesi tha Bislimi.
“Ne mendojmë që me pas një bashkëpunim të suksesshëm edhe rezultate konkrete dhe mirëbesim ju duhet të keni besim që Qeveria është në mënyrë të sinqertë e interesuar që të bashkëpunojë me shoqërinë civile por edhe ne si Qeveri duhet të jemi të bindur për përkushtimin e shoqërisë civile që ti bashkojmë forcat në këtë proces, pjesëmarrja masive e organizatave të shoqërisë civile është një indikatorë që kjo gatishmëri ekziston. Element tjetër apo parim do të ishte që takimet të jenë të rregullta në këto takime dhe takimet të jenë të dakorduar bashkë me agjendën’, tha Bislimi.
Tutje Bislimi iu drejtua përfaqësueseve pjesëmarrës të organizatave të shoqërive civile dhe bizneseve se është mirë të flasin se si ata e shohin bashkëpunimin me Qeverinë ku e shohin kontributin e tyre më të rëndësishëm.
“Ajo që kisha propozuar është që në 3 mujor të kemi takime dhe të diskutomini për ERA 2. Të kemi edhe takime shtesë sektoriale”, deklaroi Bislimi./arbresh.info/
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt