Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues nga organizata joqeveritare, Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE), Drejtorin Ekzekutiv, Isak Skenderi dhe Nëndrejtoren Ekzekutive, Vesa Batalli.
Në takim u bisedua rreth zhvillimit të strategjive të përbashkëta dhe rritjes së mbështetjes për komunitetet joshumicë, me qëllim kontributin në shumë fushëveprimtari mes të cilave luftimi i diskriminimit, promovimit të aspekteve të bashkëjetesës, nxitjen e punësimit, edukimit dhe sensibilizimit për të lehtësuar gjithëpërfshirjen.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se si qeveri jemi angazhuar përgjatë këtij mandati në projekte që targetojnë pozitivisht rritjen e punësimit dhe përfshirjen e minoriteteve në vendimmarrje.
Organizata joqeveritare VoRAE promovon drejtësinë shoqërore, barazinë dhe përfshirjen institucionale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke zbatuar iniciativa kombëtare dhe rajonale në fushat e arsimit, punësimit, strehimit dhe pjesëmarrjes politike, në partneritet të ngushtë edhe me donatorë dhe institucione evropiane./Arbresh.info
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...