Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë.
Delegacioni kryesohej nga Sekretari i Shtetit Marko Stucin, i cili u shoqërua në këtë takim dhe nga Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic.
Palët diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit mes shteteve tona.
“Kosova ndan marrëdhënie të shkëlqyera të bashkëpunimit me Slloveninë, i cili është shtet mik e aleat i yni. Sllovenia përkrah Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian, ku dhe u theksua gatishmëria për ndarjen e përvojës dhe eksperiencës së saj në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Në takim u bisedua dhe mbi zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku Bislimi tha se Kosova është shtet sovran, demokratik dhe në të drejtën e saj legjitime, për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim./Arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...