Kryenegociatori dhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi ka folur pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.
Bislimi tha se pritjet për këtë takimi ishin të mëdha, por suksesi askund, shkruan arbresh.info.
“Fatkeqësisht nuk mund të raportoj se kemi arritur marrëveshje. Pritjet kanë qenë shumë të mëdha, pasi takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe, e cila me shkrim i ka konfirmuar z.Lajçak se sot do të vijë më një propozim konkret për çështjen e targave, propozim, i cili do jetë në harmoni me kriteret e paraparë në marrëveshjen e 30 shtatorit”
Sipas tij, pala serbe në këtë takim kishte ardhur pa kurrfarë ideje, pa kurrfarë propozimi dhe pa kurrfarë zgjidhje”, u shpreh ai.
“Ky ka qenë gradacioni që na u është ofruar neve për të udhëtuar në Bruksel. Fatkeqësisht sot pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe, e cila thotë e kemi një ide, por nuk mund ta shpalosim, kemi probleme politike nuk mund ta sjellim. Thjeshtë në këtë drejtim udhëtimi ka qenë krejt i kotë. Ata si duket vetëm kanë ardhur në Bruksel për të krijuar lajmin për medie se ata dëshirojnë të bisedojnë, mirëpo kanë ardhur pa kurrfarë ideje, pa kurrfarë propozimi dhe pa kurrfarë zgjidhje”, u shpreh ai. /arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...