Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit në Varshavë nga ministri për Bashkimin Evropian të Polonisë, Adam Szłapka.
Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë ndaj Kosovës dhe veçanërisht procesit integrues të vendit tonë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.
Më tej, ai e njohtoi ministrin Szłapka me progresin e vendit tonë në katër vitet e fundit, gjersa theksoi edhe qëllimin e Kosovës për avancim tutje në rrugëtimin e procesit integrues si dhe vlerësimin e merituar të aplikimit për anëtarësim në BE, përmes marrjes së pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mirëpret Presidencën e ardhshme të Polonisë të Këshillit të BE-së, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe fuqizim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info/
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...