Pas Kopenhagës, mbrëmë zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, udhëtoi drejt Berlinit, ku pati një darkë pune me ambasadorë të disa prej shteteve aleate dhe mike në Berlin dhe përfaqësues të Qeverisë Gjermane.
Në kuadër të kësaj darke pune të organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, u bisedua mbi progresin e vendit përgjatë viteve të fundit, rrugën drejt integrimit evropian, zhvillimin ekonomik dhe procesin e dialogut.
“Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi për progresin ekonomik dhe rritjen konstante prej mesatarisht 6%, që Kosova e ka pasur gjatë këtij mandati qeveritar, për avancimin në sundim të ligjit, zbatimin e reformave në kuadër të agjendës së reformave evropiane, si dhe për përmirësimin në rankime ndërkombëtare, të cilat e reflektojnë këtë progres”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë