Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi mirëpriti Zëvendëskryeministrin për Politika Ekonomike të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj.
Përgjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi si dhe mundësitë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin mes nesh. U nënvizua rëndësia e ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit, e ku u veçuan dhe projektet e ndryshme infrastrukturore.
Procesi i integrimit evropian dhe orientimi i qartë e i palëkundur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ishte dhe një prej temave të cekura në bashkëbisedim. U trajtuan dhe situata aktuale në vend, raportet e mira ndërfqinjësore dhe çështjet rajonale.
Duke e falënderuar përzemërsisht për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera, zëvendëskryeministri Bislimi i dëshiroi sukses e qëndrim të frytshëm në Kosovë zëvendëskryeministrit Gjeloshaj./Arbresh.info

Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë