Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur si të padrejtë ndalimin e pjesëmarrjes së ministrit të Financave, Hekuran Murati, në konferencën e donatorëve të organizuar nga BE-ja në Bruksel.
Murati u ndalua të marr pjesë në këtë konferencë për ndihmën e viktimave të tërmetit në Turqi e Siri muajin e kaluar, për shkak se emri i Kosovës ishte pa fusnotë.
Në Tëitter, Bislimi këtë ndalje, si të tillë e ka vlerësuar në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe me vetë karakterin humanitar të kësaj konference.
Tutje, ai ka shtuar se ndihma e Kosovës si një vend i besueshëm, u pamundësua sot nga organizatorët.
“Është e padrejtë, si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi në Tëitter./arbresh.info
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot