Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, dhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk kanë patur në agjendën e tyre ndonjë takim me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin.
“Takim me Arifin nuk kanë patur, vetëm se Arifi ka qenë i ftuar krahas politikanëve tjerë të Luginës në drekën e punës me liderët politik tjerë që parashihet për në orën 15:00”, bëjnë të ditur burime brenda qeverisë për portalin arbresh.info.
Pas kësaj dreke, pritet të flasin para medieve përfaqësuesit politik të Kosovës, dhe ata të Luginës së Preshevës.
Një takim me Arifin nuk figuron as në agjendën e drejtuar medieve nga ana e qeverisë.
Pavarësisht kësaj nëpër medie raportohet se Arifi ka refuzuar të takojë Bislimin e Nagavcin, pasi sipas tij kanë injoruar Preshevën dhe Luginën në tërësi./arbresh.info/
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...
Protesta e serbëve, MPJD këshillon të shfrytëzohen rrugët al...
1 milion euro investim për ndërtimin e parkut industrial të ...