Ish-ministri i Financave dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti,Besnik Bislimi, ka shpalosur disa nga arsyet se pse nuk duhet të preken kursimet e qytetarëve nga Fondi Pensional.
Bislimi tha se futja e duarve në mjetet e Trustit është një mekanizëm i paligjshëm, vështirë i menaxhueshëm dhe me pasoja afatgjate për shëndetin e Fondit.
“Tërheqja e mjeteve nga Trusti me kaq lehtësi dërgon një mesazh të keq tek të gjithë ne që brengosemi për sigurinë e kursimeve tona individuale. Në një kontekst të tillë edhe pavarësia menaxhuese e Trustit ndihet e atakuar, e kjo pastaj shumë lehtë mund të përkthehet në performancë nën optimale në plasimin e mjeteve të Fondit. Rezultati final do të ishte ulja e përfitimeve të secilit prej nesh në momentin e pensionimit, që nënkupton që papërgjegjësia momentale e qeverisë mund të prodhojë dëme afatgjata për secilin pensionist, përfshirë këtu edhe ata që vendosin të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi tani”.
Shkrimi i plotë:

Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...
Edin Džeko rikthehet pas shumë vitesh në Gjermani, kësaj her...
Rinumërimi i votave vazhdon, rreth 45% e tyre janë përfundua...