Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje të Irlandës, Thomas Byrne.
Sipas njoftimit, dyshja diskutuan për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, ku vendi ynë edhe ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor 2022, gjersa Irlanda në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të kryesojë dhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, shkruan Arbresh.info.
Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke falënderuar Irlandën për mbështetjen në këtë proces. Krahas rrugëtimit evropian të Kosovës, palët biseduan dhe mbi nivelin e progresit të vendit në vitet e fundit si dhe rolin e mërgatës, patur parasysh edhe modelin irlandez të organizimit të diasporës.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ministrin Byrne edhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut.
Ministri Byrne shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist./Arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...