Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka variant të logjikshëm që nuk do të shpërndahet në seancën e thirrur me 22 gusht, duke pasur parasysh deklaratat e subjekteve politike.
Fakti që seanca është shtyrë për 22 gusht, kur ka mundur të bëhet me 8 gusht, dhe fakti që ka raportime për lojëra të mundshme për qeveri pa zgjedhje, sipas Bislimit, e vë paska në dyshim këtë gjë.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se Vetëvendosje nuk përmendet në këto lajme, që i bien se në konstatimet tona askush nuk dyshon.
“Është e pakuptimtë që të kemi vonesa artificiale. 22 gushti ka mundur të jetë datë e zgjedhjeve, e jo e shpërndarjes së Kuvendit”, ka thënë ai.
Ai ka folur për nevojën për të dërguar nënshkrimet e deputetëve për seancën e 22 gushtit.
“Ju garantoj këtu se nënshkrimet e Lëvizjes Vetëvendosjes përdoren vetëm për shpërndarjen e Kuvendit, e kurrsesi për ndonjë lojë të ndytë. Kish qenë mirë që secili lider të dalë dhe ta thotë një gjë të tillë”, ka thënë Bislimi.
“Unë mendoj që VV-së dhe LDK-së i konvenojnë zgjedhjet aktualisht. Edhe mënyra se si ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj mendon se është në moment të mirë edhe ai. Partive të tjera nuk ju konvenojnë zgjedhjet dhe duan që t’i shmangin ato. Sidomos binomi Thaçi – Veseli nuk do të lënë gur pa lëvizë, dhe post pa ofru për t’u ikë zgjedhjeve, sepse po e shohin që do t’i humbin zgjedhjet”, ka thënë Bislimi.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...