Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, pas raportimeve të fundit, ka dalë me reagim, ku ka mohuar se ka pasur takime të fshehta dhe sekrete me Marko Gjuriqin.
Sipas tij, këto janë dezinformata, që u përhapën, siç tha ai, duke keqinterpretuar qëllimshëm një artikull të gazetës zvicerane NZZ.
“As gazeta serioze zvicerane NZZ nuk aludoi në shkrimin e saj që nga publikimi në asnjë moment për një takim të tillë, por ishin portalet joprofesionale dhe gazetarë joprofesionalë që raportuan rrejshëm në atë mënyrë, duke keqpërdorur artikullin nga NZZ.”
Pas artikullit fillestar, gazeta zvicerane e ka përditësuar më pas tekstin duke shtuar se “Bislimi e Gjuriq nuk janë takuar direkt”.
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...